Rrëzohet avioni me 2 persona në bord/ Zhduket piloti, mbijeton pasagjeri

Ditë e sotme, një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Romë, ku një avion i vogël i tipit ‘Diamond Da 20’ është rrëzuar në lumin Tevere.

Sipas informacioneve, avioni me 2 persona në bord ishte nisur nga aeroporti Urbe e pak minuta pas nisjes kishte sinjalizuar defekt në motor, duke lëshuar alarmin në Entin e Aviacionit Publik Italian.

Piloti rezulton deri në këto çaste i humbur ndërsa ka mbijetuar personi i dytë që udhëtonte me të.

Në vendgjarje ndodhen forcat e policisë që me ndihmën e një helikopteri si dhe të një skuadre special, po krehin gjithë territorin për gjetjen e pilotit.

I mbijetuari ka rrëfyer se avioni është rrëzuar menjëherë sapo është ngritur nga aeroporti.

Ai ka mundur të dalë nga avioni e të notojë për disa metra nën ujë deri sa të shpëtohet nga forcat e para të policisë që mbërritën në vendngjarje.