Përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë aksident ka mbetur të plagosur 5 persona.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksídent trafíku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Në aksídent ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.