VIDEO/Dy miqtë viralë, ariu dhe punonjësi i kopshtit zoologjik ‘vallëzojnë’ të ndarë nga një xham

Një ari polar dhe një punonjës kopshti zoologjik janë bërë viralë. Një video e tyre, ku ariu polar luan me punonjësin të ndarë nga një xham ka bërë xhiron e rrjetit.

Miqtë shihen duke luajtur në kopshtin zoologjik Pairi Daiza në Brugelette, Belgjikë.

Punonjësi qëndron jashtë akuarjumit, teksa ariu polar vallëzon në ujë dhe prek xhamin për të tërhequr vëmendjen e shokut të tij.