ISHP: Jo puthje e përqafime në këtë periudhë

Instituti i Shëndetit Publik i ka kujtuar qytetarëve shqiptarë sot sërish të mos i harrojnë masat e distancimit social për t'u mbrojtur nga COVID-19. Ajo ç'ka nuk duhet harruar në këtë periudhë hapjeje graduale, ritakimesh me të afërmit e miqtë, janë puthjet e përqafimet. Ato nuk duhen lejuar!