Arrestohet sportisti, dhunoi gruan në sy të fëmijës

Tenisti i njohur gjeorgjian, Nikoloz Basilashvili, është arrestuar së fundmi nga policia, për dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Mediat gjeorgjiane raportojnë se ylli i tenisit është arrestuar më 22 maj dhe përballet më akuzën e dhunës në familje dhe shumë shpejt pritet të merret vendimi për një dënim në drejtim të tij.

Sulmi ndaj ish-gruas së tij thuhet se është kryer në praninë e një të mituri, i cili mendohet të ketë qenë fëmija e tyre.

Pavarësisht raportimit të mediave dhe arrestimit të Basilashvili, avokati i këtij të fundit i ka mohuar të gjitha akuzat.