Massimiliano Allegri tundohet nga klubi kampion

Si sot një vit më parë Massimiliano Allegri i dha fund aventurës me Juventusin, skuadër me të cilën fitoi 5 tituj kampion radhazi.

Prej një viti tekniku po qëndron pushim, por tashmë është gati për të nisur një aventurë të re.

Italiani ka oferta të ndryshme dhe ka ardhur koha të provojë një aventurë jashtë Serie A, aty ku ka drejtuar Cagliarin, Milanin dhe Juventusin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se PSG-ja e tundon shumë 52-vjeçarin.

Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, e pëlqen, bisedon prej kohësh me të dhe marrëveshja është afër.

Gjithsesi, Allegrit i pëlqen edhe Premier League. Manchester United mbetet një opsion, por shanset reale janë që trajneri të vijojë karrierën në Ligue 1, pasi edhe raportet mes drejtuesve të PSG dhe trajnerit Thomas Tuchel janë të tensionuara dhe gjasat janë që gjermani të largohet nga drejtimi i kampionëve të Francës.