‘Projekti i rifillimit’/ Qeveria britanike merr këtë vendim për futbollistët

Në Angli lojtarët mund të stërviten në afërsi me njëri-tjetrin.

Qeveria britanike konfirmoi kalimin në fazën e dytë të “Projektit të rifillimit” të kampionatit (Project Restart). 

Tashmë, skuadrat kanë mundësi të stërviten në grup dhe lojtarët mund të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por gjithmonë duke mos harruar të shmangin kontaktin fizik.

Ndërkohë, ditën e mërkurë do të vendoset nëse kampionati anglez do të rifillojë apo jo.