Zbulohet banda e hajdutëve që vodhi punishten e mermerit në Tepelenë

Një punishte mermeri në Tepelenë u grabit nga persona të panjohur më datë 20 maj 2020, të cilët kishin marrë prej atyre vegla pune të kushtueshme.

Policia, pas njoftimit nga pronari G.S, banor i Tepelenës, nisi një hetim për zbulimin e grabitësve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative

Si rrjedhim, Policia ndaloi katër persona rreth të njëzetave, të gjithë nga Tepelena, të dyshuar si banda e kësaj grabitjeje:  M.M, 26 vjeç; M.M, 28 vjeç; S.Ç, 20 vjeç dhe S.Ç, 23 vjeç.

Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kishin thyer portën e punishtes dhe kishin vjedhur që aty kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën.

Por, ky grup grabitësisht, me shumë mundësi ka kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, pasi po vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpunim".