Rama mësohet keq: Do mbyllim fundjavat për 6 muaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe për dy fundjavat e ardhshme masat për qarkullimin e mjeteve dhe hapjen e bizneseve do të jenë të njëjta, ndërsa  do të futet sipas tij në traditë që të paktën njëherë në javë, ditën e dielë, të shpallet ditë pa makinë.

Sipas tij, është menduar që nga Tetori deri në Maj do të bëhet ndalimi i qakrullimit të mjeteve të diela si një masë për të ulur smogun për hir të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve.

“Kemi menduar që edhe dy javët e ardhshme të mbeten në fuqi masat që janë në fundjavë për qarjkullimin e mjeteve, ndërkohë që duke parë rezultatet, të paktën njëherë në javë, të dielave, të shpallet ditë pa makina. Për hir të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve, kemi menduar që këtë plan ta nisim në Teator,dhe do të vijojë deri në Maj”, tha Rama.

Ndërkohë nuk i kurseu as elozhet për veten teksa u shpreh: “Ka shumë që më shajnë për fashot e orareve. Gjitha masat tona varen nga sjellja e njerëzve ndaj koronavirusit. Kemi hequr fashon fare në zona të gjelbërta. Dita e shtunë dhe e diel kanë më shumë rrezik ekspozimi. Ne kemi marrë masa dhe prandaj edhe rezultatet janë më të mira. Tani kanë nisur pretendimet se bota qenka hapur dhe ne kemi mbetur mbyllur. Në fazën dy kemi hapur shumë fashot e orareve. Ne kemi bërë histori suksesi që do të shkruhet në librin e historisë së këtij vendi e kësaj pandemie".