Ndarja nga jeta e ish-deputetit/ Meta: Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë

Pas mësimit të lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Niko Faber, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh dhimbjen për humbjen e Faber, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

Mesazhi i plotë i presidentit:

Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.

Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Niko Faber ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare, mëngjesin e kësaj të diele, si pasojë e një ataku kardiak.

Ai ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.

Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës,