'Makinat elektrike të Policisë vetëm në Tiranë, limiti është 170 km'

Janë 11 makina elektrike, dhuruar Policisë së Shtetit, nga OSHEE-ja. Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Ervin Hasrama, tregon mënyrën sesi këto makina funksionojnë gjatë patrullimeve në kryeqytet për gazetën “Shekulli”.

Ai thotë se “në manualin e saj, makina elektrike mund të përshkojë 170 km dhe jo më tepër. Brenda qytetit të Tiranës, makina elektrike është e aftë të bëjë ndjekjen e personave që thyejnë rregullat e policisë apo patrullën e policisë. Ndërsa jashtë Tiranës, këto makina nuk do të përdoren.

Për 100 km, një makinë elektrike harxhon 12.7 kilovolt  ose 150 lekë të reja.”