Detaje të reja/ Denoncoi djalin e xhaxhait për përdhunim, vetëvaret e reja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin në Orman të Korçës.
Almesa Manoku, 21 vjeçe është vetëvarur me litar në katin e 3-të të banesës dhe është gjetur nga familjarët e saj.
Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti.
Mësohet se 1 vit më parë vajza ka denoncuar djalin e xhaxhait, për ngacmim seksual.
Pas këtij denoncimi, i riu është dënuar për 8 muaj dhe tashmë ishte lënë i lirë.
Nga banorë të zonës thuhet se vajza ka pasur probleme edhe me shëndetin mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.