Të dhëna premtuese/ Britania njofton 164 vdekje në 24 orë nga koronavirusi

Ditën e sotme, Britania ka njoftuar 164 vdekje të mëtejshme të koronavirusit, duke e rritur totalin në 36.839 viktima.

Shëndeti Publik në Angli njoftoi 147 vdekje të reja që rezultuan pozitiv me COVID-19 në spitalet e saj, raporton Dailymail.

Skocia njofoti 9 vdekje të tjera, Uellsi 7 dhe Irlanda Veriore vetëm 1.

Megjithë numrin premtues, këshilltarët e qeverisë, të premten thanë se numri R është ende midis 0.7 dhe 1 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.