Massa: Unë e di gjendjen shëndetësore të Schumacher

Ishin miq të mirë në Formula Uno. Felipe Massa ka kujtime të shkëlqyera në marrëdhënien së tij me Michael Schumacher . 

Braziliani, duke folur për programin 'Expediente Futebol' të Fox Sports, pranoi se e kishte vizituar Schumacher.
Ne dimë shumë pak rreth gjendjes së Schumacher i cili pësoi një aksident, teksa bënte ski në pistën e Meribel.

Massa e ka vizituar ish-kolegun e tij, në shtëpinë e tij në Zvicër, ku po kryen seancat e trajtimit mjekësor. Mirëpo ish-piloti brazilian në deklaratën etij nuk dha shumë detaje mbi gjendjen e gjermanit.

“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Pak më pak me gruan e tij Korinna, sepse ajo vinte rrallë për t’i parë garat nga afër. Unë e di gjendjen e Schumacher. Situata e tij e tanishme është e ndërlikuar. Por nëse familja e tij nuk dëshiron të lëshojë lajme të veçanta për gjendjen e tij shëndetësore, kush jam unë që ta bëj këtë”,- u shpreh Massa.