Një shikim në punishten e Shimojima, mjeshtrit tradicional që krijon shpata samurai

Në punishten e Fusahiro Shimojima, në qytetin industrial të Saitama, shihen zjarre në kosha të vegjël, teksa një dysheme e gurtë thith flakët. Këtu, mjeshtri i shpatave prodhon krijimet e tij.

Pavarësisht tymit, nxehtësisë dhe djersës që punimi i metalit sjell, kjo studio është një hapësirë e shenjtë.

Shimojima nuk ka lejuar modernitetin të ndryshojë mënyrën si ai punon. Mjeshtri ende vishet vetë, së bashku me asistentët e tij, i gjithi në të bardhë, ngjyrë e cila simbolizon pastërtitën dhe mban forcat e këqija larg.

“Ne adhurojmë Zotin në punishten tonë,” thotë Shimojima, i cili ka krijuar shpata samurai për më shumë se 25 vjet. “Vetëm atëherë mundemi të prodhojmë një shpatë… jo për tu pëdorur si armë, por si një simbol shpirtëror.”