Chiellini: Bonucci te Milan? Ishte pa logjikë, do ta kuptoja nëse...

Të shumtë kanë qenë futbollistët që janë bërë personazhë të librit autobiografik të Giorgio Chiellinit.

Së fundmi në mediat italiane, është publikuar një pjesë që Chiellini ia dedikon shokut të tij te bardhezinjtë, Leonardo Bonucci.

Kapiteni i Juventusi shprehet se Bonucci gaboim kur iku për te Milani ndërsa theksoi se në atë kohë ai nuk ishte pranë tij pasi përndryshe do t’ia kishte ndërruar mendjen. Chiellini kujton se kështu veproi edhe Conte, pasi ai u largua në momentin që Chiellini nuk ishte aty.

“Milani ishte një zgjedhje e gabuar sepse e bëri duke mos qenë në paqe me vetveten. Leo mori një tronditje për mijëra arsye. Më erdhi shumë keq sepse gjithçka erdhi në një moment ku unë me atë nuk shiheshim prej disa javësh. Jam i sigurt se nëse do të ndodhnin në një moment tjetër, jam i bindur se do ta bëja atë të qëndronte.

Kështu, ndodhi edhe me Conten në korrik të vitit 2014. Ata gjithmonë largohen kur unë nuk jam këtu. Ajo e Bonuccit ishte pa logjikë, do ta kuptoja nëse largohej për te Real Madrid, por te ai Milan? Por fati e donte të rikthehej dhe gjithçka u vendos në rregull”, u shpreh Chiellini.