EMRAT/ Plagosja me armë në Kavajë, sherri nisi për një…

Zbardhen detaje të reja pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Kavajë ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri pas mesnatës së sotme.

Burime policore shepjegojnë se sherri ka nisur për motive të dobëta. Të njëjtët burime shtojnë se ka qene konflkt pëe një femër.

I plagosur ka mbetur Marjus Xhafa., ndërsa si autor u dyshuar i ngjarjes është arrestuar Viskont Hysi.

Ja njoftimi:

Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.