Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin: Sot më shumë se kurrë është dita për të reflektuar

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Sipas ambasadës sot më shumë se kurrë është dita për të reflektuar, mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruan ambasada.