FOTO/ Krimi i rëndë tronditi Vlorën, kush është 25 vjeçari, viktimë e atentatit mafioz

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnatësnë Vlorë . Një 25 vjeçar është ekzekutuar më plumba kallashnikovi.

Ai mësohet se është djali i një mjeku të njohur në qytetin bregdetar.

I riu është goditur nga një distancë e afërt, nga persona qe udhetonim me një automjet 'BMW' me targa greke qe është gjendur e shkrumbuar nga flakët në lagjen '10 Korriku' në Vlorë.

Në brendësi të saj është gjendur e djegur një armë kallashnikov e shkrumbuar nga flakët e cila është përdorur gjatë atentatit.

Vendi ku u gjet automjeti i djegur, në një lagje me rrugica të ngushta, pa ndriçim, gjë që bën të vështirë identifikimin e autorëve.

I riu Kristian Breshanaj ka marrë 5 plumba në trup që i kanë sjellë dhe vdekjen.

Policia gjatë natës ka shoqëruar 14 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okular.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./

/SYRI.net