Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Kavajë

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Kavajës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur ish fabrika e letrës.

I plagosuri është identifikuar me inicialet M.XH 29 vjeç, ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë shtetasi V.H 27 vjeç, banues në Kavajë.

Ai fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Motivet e ngjerjes mbeten të paqarta ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.