Premier League: Nga 996 teste vetëm 2 rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndërsa Bundesliga ka nisur, pas ndërprerjes nga koronavirus, klubet e futbollit në Premier League nuk e kanë ende të qartë këtë, pasi nuk është dhënë ende një datë.

Është përmendur data 12 qershor, por deri më tani nuk është vendosur. Megjithatë, përpjekje ka pasi lojtarëve u është lejuar të stërvitën. Dhe lajmet e fundit të dhëna nga "Sky Sport", japin shpresë të madhe që kampionati do të rifillojë.

Kështu, mes datë 22 dhe 23 janë kryer gjithsej 996 testime duke përfshirë futbollistë dhe stafe të klubeve.

Nga këto, pozitivë kanë rezultuar vetëm dy persona të cilët tashmë do të karantinohen për shtatë ditë. Ky është një lajm shumë i mirë pasi përqindja e pozitivitetit në botën e futbollit është vetëm 0.2%.