Mosbindje civile edhe nesër/ ‘Me filxhan kafeje me vete’…. Çfarë pritet të ndodhë gjatë paradites

Aktivisti Erion Kristo deklaroi ditën e sotme se do të dilte personalisht tek parku i liqenit artificial për të ‘shkelur’ urdhërin e qeverisë që sipas tij është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Atij ju bashkuan me dhjetra qytetarë të tjerë të cilët pasdite për rreth një orë shëtitën rrugëve të parkut duke bërë edhe thirrje kundër masave të qeverisë për izolimin e vendit e aq më tepër në një kohë kur përgjatë gjithë javës gjithçka ka qëndruar e hapur, ndërsa vetëm të shtunën dhe të dielën ‘fshihemi’ nga koronavirusi.

Ndërkohë, për ditën e nesërme në orën 11:00 paradite, është njoftuar një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, n? vijim të hapjes të Parkut të Liqenit.

Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin me vete edhe filxhan pasi do të hapet kafe ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.

“Nesër, ( e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, n? vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.

p.s merni filxhan me vete

#HapniShqip?rinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.