Shqipëria në karantinë, Rama uron Bajramin: Mëshira e Allahut qoftë me ju

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit me një foto nga xhamia e Et’hem Bej në Tiranë.

Në foto shkruhet se ”Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju”.

Ndërkohë nesër, edhe pse është festa e Bajramit, Shqipëria do të jetë e mbyllur. Ndërkohë falja e Namazit të Bajramit nuk do të kryhet në shesh si çdo vit, por në xhami të ndryshme.