Bylykbashi: Ja pse duhet qeveri tranzitore për zgjedhjet e vitit 2021

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, deklaroi se është jetike që zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse ndryshohet sistemi të drejtohen nga një qeveri tranzitore.

“Ne kërkojmë qeveri tranzitore, për shkak të kësaj qeverie ne kerkojmë qeveri tranzitore për zgjedhejt e 2021. Reforma është perimetri i zgjedhjeve, një qeveri ka deryrë të jetë neutral, shteti të jetë i ndarë nga partitë politike. Qeveria tranzitore e mban qeverinë aktuale jashtë kësaj loje që të përdorë burimet shtetërore sic e bëri me policët dhe administrates, që iu kërkoi të mblidhnin vota, që të ofrojë heqje taksash apo falje gjobash pak para zgjedhjeve”,- tha ai.