Ndryshon skuadër/ Kapitenia e kombëtares së volejbollit, Erblira Bici firmos me ...

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici zyrtarisht ka ndryshuar skuadër.

Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Granda Kuneo Volej, duke u larguar nga Busto Arsizio ku u aktivizua sezonin e fundit.

24-vjeçares iu ofrua vendi i titullares si dhe kontratë financiare më e lartë, ndaj për këtë arsye u bë i mundur transferimi i saj. Për shkak të koronavirusit, sezoni i volejbollit në Itali është mbyllur duke mos shpallur asnjë skuadër kampione.

Kujtojmë që Erblira Bici fitoi me ekipin Novara trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019.