VIDEO/ Thyhet postoblloku te Parku i Liqenit, protestuesit kundërshtojnë rregullat e regjimit të Ramës

Shoqëria Civile ka çarë rrethimin e vendosur tek Parku i Liqeni t këtë pasdite dhe janë futur brenda duke u përplasur edhe me Policinë.

Pedagogu Erion Kristo në një lidhje live në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju?

‘Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.
Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverië për shkak të pandemisë, pedagogu tha: “Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni , mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni".