Protesta për Teatrin zhvendoset në Shkodër/ Mblidhen firma për rindërtimin e tij siç ishte dhe ku ishte

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shtrirë aksionin e saj edhe në Shkodër, ku u ka kërkuar qytetarëve të firmosin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte para prishjes së godinës.

Firmat e qytetarëve po mblidhen në oborrin e Teatrit “Migjeni”, ndërsa të pranishëm janë edhe aktorë që kanë iniciuar “Aleancën për Teatrin”.

[aleanca]

Ditën e djeshme Aleanca ishte e pranishme edhe në Durrës, ku po ashtu mblodhi firmat e qytetarëve.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall, ndërsa po mbledh firmat për një peticion, teksa vijon me protestat edhe në Tiranë.