Kumbulla tregon se kush janë tre mbrojtësit më të forte në botë

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, së fundmi ka dhënë një intervistë për, “SportWeek”, ku foli për shumë tema, nga defektet që ka e deri te tre mbrojtësit më të mirë në botë.

Defektet - "Më duhet të përmirësohem me këmbën e majtë".

Avantazhet - "Përqendrimi në lojë, vëmendja që i kushtoj secilit top dhe vendosmëria".

Modeli në fëmijëri - "Gjithmonë më ka pëlqyer Chiellini".

Tre mbrojtësit më të fortë në botë  sot për sot - "Van Dijk, Sergio Ramos, De Vrij. Do të doja forcën fizike të të parit, provojën e të dytit dhe t’i lexoja veprimet si futbollisti i zikaltërve, ai e kupton se ku mund të shkojë topi ".