Policia shqiptare po terrorizon njerëzit nëpër plazhe

Policia shqiptare ka mbyllur të gjitha hapësirat ku njerëzit mund të marrin pak ajër apo të pushojnë në këtë fundjavë.

Edhe pse të gjithë ekspertët sugjerojnë se ajri i pastër dhe deti mund të forcojnë imunitetin, qeveria për habi vazhdon të mbyllë vendin në fundjavë.

Ndërkohë gjatë javës, njerëzit lejohen të dalin dhe të mblidhen.

Kjo situatë paradoksale sjell edhe pamje si kjo, kur një tufë policësh i turren një gruaje që po pushonte në plazh.