Lajm i madh - Qeveria spanjolle i 'ndez dritën jeshile' La Ligas për të rifilluar

Spanja ndjek gjurmët e Gjermanisë dhe po përgatitet për të rifilluar kampionatin.

Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, qeveria spanjolle bëri të se La Liga-s do t’i lejohet vazhdimi i kampionatit nga 8 qershori.

“La Liga mund të rifillojë më 8 qershor”, ka deklaruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez. Kujtojmë se sezoni në kampionatin elitar të spanjës është ndërprerë pas javës së 27-të, dhe kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, me Barcelonën që kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid, që mban vendin e dytë.