Edhe Meta përkujton heroin e antimafies Falcone: Kush hesht, vdes!

Pas përkujtimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha i bëri përvjetorit të vrasjes nga mafia, prokurorit të famshëm italian Giovanni Falcone, edhe presidenti Ilir Meta e ka kujtuar duke cituar një mesazh të forte të tij.

“Edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia”, shkruan Meta, mes të tjerave.

Mesazhi i plotë i presidentit

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.
Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia.