VIDEO/ A po kthehet policia në bandë pa numra identifikimi?

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti në mënyrë skandaloze faktin që policët nuk kishin numra identifikimi gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.

Edhe pse ua kërkon ligji, Lleshaj tha se ata nuk mbajnë numra nga frika se do linçohen.

Por pa identifikim, policia kthehet në bandë dhe kjo praktikë duket se po normalizohet. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një tjetër video denoncuese.

MESAZHI I BERISHES

Kreu i narkoshtetit heq numrat për narkopolicët!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje Doktor! Kjo video është kryer tani tek Vila Gold pranë Rrugës së Dibrës. Ja se si lajmëron subjektet tregtare ky polic i paidentifikueshëm. Nuk ka asnjë shkresë, por sillet si tellall.