Pampuri u shfaq fytyrat: Firmëtarët e shkatërrimit! Turp!

Oriola Pampuri, ish-deputetja e PD, iu është drejtuar me fjalën “turp” intelektualëve që vunë firmën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pasi ka publikuar fotot e secilit prej tyre bashkë me pagat e majme që ata marrin në disa frone nga Qeveria, Pampuri shprehet:

“Mes tyre, përveç të panjohurve në fushat që përfaqësojnë, ka edhe intelektualë të shquar, profesorë, por askujt nuk ia merrte mendja që kultura e tyre perëndimore, do t'ia lejonte marrëzinë e shembjes së historisë, askush nuk e mendonte që firma e tyre do të mbetej gjatë në histori si firmëtarët e përbuzjes dhe shkatërrimit të objekteve të artit që mbartin vite histori.

Interesi përballë qytetarisë e kulturës është shenjë e mungesës së dinjitetit, mangësi e cila shpesh të nxit të gabosh, ashtu sikurse ju të gjithë vepruat. Dhimbje për aktin që ju bëtë. Turp përballë qytetarëve të Tiranës e të gjithë shqiptarëve.”