Dr. Alimehmeti: Hiqini dorezat, virusi nuk transmetohet lehtë nga objektet

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka shpërndarë një lajm të mirë për qytetarët e trembur nga infektimi prej koronavirusit.

Alimehmeti, në një mesazh të fundit, njofton se qytetarët mund t’i heqin dorezat, pasi virusi nuk transmetohet me lehtësi nëpërmjet prekjes së objekteve.

“Lajm i mirë miqtë e mi!  CDC (Centers for Disease Control and Prevention - USA) tani informon se virusi nuk transmetohet me lehtësi përmes prekjes se objekteve apo sipërfaqeve te infektuara! Megjithëse është ende e mundur, kjo mundësi është zbuluar që është shumë më e vogël se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patët mundësi”, shkruan Alimehmeti dhe publikon pjesë nga studimi.