Arrestohen dy drejtues të bashkisë së Beratit, hetohen elektricistët për vdekjen e 4-vjeçarit në lulishte

Vdekja e vogëlushit 4 vjeç në dekorimet e parkut të Beratit është pasuar nga arrestimet. SYRI TV mëson se është vënë në pranga, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë Berat,Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i bashkisë Llazar Haxholli. Nën hetim në gjendje të lirë janë vënë edhe 4 elektriçistë të bashkisë.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit,ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit, është shoqëruar edhe me arrestime të përgjegjësve të kësaj ngjarjeje.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët dhe ekspektët kriminalistikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, janë arrestuar 2 drejtues të bashkisë Berat dhe ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme dhe të sigurta në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat që konfirmojnë se 6 shtetas (drejtues dhe punonjës të bashkisë Berat) janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme si të dyshuarit kryesor dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe vetëm 2 prej tyre janë arrestuar,ndërkohë që 4 të tjerët po proçedohen në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Haxholli.

Ata akuzohen për "shpërdorim detyre",bazuar në Nenin 248 të Kodit të Proçedurës Penale. Nën hetim,në gjendje të lire janë edhe 4 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie,me pozicionin "elektriçist",emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura.

Edhe mbi 4 elektriçsitët që po hetohen e proçedohen në gjendje të lirë rëndon e njëjta akuzë,ajo e shpërdorimit të detyrës.

Materialet në ngarkim të 6 shtetasve të sipërpërmendur janë përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi,që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom,gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit.

Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët,me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.