Vasili: Mos ju bindni Ramës, bëjeni faljen e Bajramit ditën e dielë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë të mos I binden Ramës që ka mbyllur të dielën, por të dalin dhe të kryejnë faljen e Bajramit.  

‘Edi Rama me 1500 police sup me sup dhunoi te djelen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin.

S'mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit.

S'ka dy pale rregulla nje pale per popullin nje pale per Edi Ramen.

Akti Nornativ ka zero vlere, se zero e beri vete Edi Rama.

Mos ju bindni!!

Ky është mashtrim s’ka asnjë lidhje me pandeminë!

Ky është gjynah që s’ka falje!!

Besimtarë myslymanë bëjeni faljen e Bajramit!!