Dalin rezultatet e testeve për Koronavirus te Gjilani

Gjilani ishte klubi i parë në Superligën e Kosovës që bëri testet për Covid-19.

Dhe ditën e sotme, klubi kosovarë ka marrë përgjigjet e testeve.

Për fat të mirë, futbollistët, stafi teknik dhe puntorët e “skifterëve” kanë rezultuar të gjithë negativë në testet për COVID-19.

Në këtë mënyrë, ekipi i drejtuar nga Mezani mund t’i vijojë i qetë përgatitjet për t’i bërë mbylljen e duhur sezonit.

Njoftimi i Gjilanit:  

“SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me sukses testet për COVID-19. Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit u janë nënshtruar testeve mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan dhe të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.”