Shembja e Teatrit/ Tjetër reagim i ashpër nga Gjermania: Menduam se në Shqipëri ...

Raporteri i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, Christian Schmidt ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ish-ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt, ka bërë një deklaratë për veprimet e ndërmarra nga Edi Rama.

‘Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket.

Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të’, shkruhet në deklaratën e bërë nga Christian Schmidt.