Ndërtimi i Teatrit ku ishte dhe siç ishte/ AMT mbledh 6 mijë firma në Durrës, nesër në Shkodër

Pedagogu Ervin Goci gjatë fjalës së mbajtur sot tek protesta e Teatrit ka thënë se në Durrës janë mbledhur 6008 firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit.

Sipas tij, mbeshtetja qytetare ndaj Aleances eshte shume e madhe.

Ai tha se diten e nesërme mbledhja e firmave do të vijoje në Shkodër.

Goci beri te ditur se do të shkohet kështu në shumë qytete me peticionin që në kokë ka rindërtimin e Teatrit Kombëtar.