Zyrtare/Anulohet festivali 'Sunny Hill' në Prishtinë

Organizatorët e festivalit të muzikës, 'Sunny Hill' kanë njoftuar se kanë anuluar edicionin e sivjetmë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky festival, që për dy vite me radhë është mbajtur në Parkun Gërmia në Prishtinë, ka dërguar në Kosovë, emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Miley Cyrus, Action Bronson, e shumë të tjerë, shkruan Syri.net Kosova.

 “E konfirmojmë me zemër të thyer se Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet në gusht, për shkak të krizës së pashembullt globale të shkaktuar nga Covid-19”, është thënë në njoftim.

Njoftimi i plotë: