Thiago Silva dëshiron të kthehet te Milani

Tetë vjet pas largimit, Thiago Silva mund të kthehet te Milani.

35 vjeçari e dëshiron me patjetër kthimin dhe me shumë mundësi pas përfundimit të kontratës me PSG-n (30 qershor 2020), gjithçka mund të ndodhë.

Braziliani nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për të veshur sërish fanellën e klubit kuqezi, duke parë që e viziton shpesh Milanon.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, edhe familjarët e qendërmbrojtësit dëshirojnë rikthimin në Lombardi, pasi kanë kujtime të shkëlqyera nga ai vend.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë...