Njoftimi i Policisë/ Rëndohet bilanci, makina përplasi dy biçikletistë në Tiranë

Policia Rrugore ka dalë në një informacion paraprak, sikundër është raportuar edhe më herët nga syri.net, lidhur mbi një aksident të ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë, ku një automjet mësohet se ka përplasur dy drejtues biëikletash, dhe jo një sikur u raportua më herët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2020, rreth orës 17:00, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.