Pas 10 vjetësh, Mourinho tregon se çfarë i tha Guardiolas

Sot dhjetë vjetë më parë, Inter arriti të fitonte tripletën, me Ligën e Kampionëve si trofeun e fundit të fituar atë vit.

Por, para arritjes në finale, Interi që drejtohej nga Jose Mourinho, kishte të bënte me Barcelonën e Pep Guardiolas.

Barcelona e asaj kohe, cilësohej si skuadra më e mirë në botë, por që nuk ia doli të ndalte Interin drejt triumfit historik.

Ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Camp Nou’ ishte vërtetë emocionuese.

Pep Guardiola, në një moment të ndeshjes fton te  pankina e tij Zlatan Ibrahimovicin, që para një sezoni vishte fanellën e Interit, dhe Jose Mourinho vendosi t’i afrohej dyshes për t’iu thënë diçka.

Dhjetë vjet pas, Mourinho ka treguar se çfarë i tha Guardiolas, atë natë në ‘Camp Nou’.

“Unë isha afër vendit ku po rrokullisej Busquets, dhe Motta pa mertë morti karton të kuq dhe unë vëzhgova atë skenë. Nga këndi i syrit tim, vura re se pankina e Barcelonës po festonte përjashtimin e lojtarit tonë si një kalim në finale”, deklaron Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Unë shkova drejt tyre për t’iu thënë diçka, por pash që Guardiola kishte ftuar Ibrahimovicin për një konsultim. Unë u afrova te Pep dhe thjesht i pëshpërita: “Mos festo sepse ende nuk ka mbaruar”.

Dhe Mourinho pati të drejtë, në fund festoi Interi, duke shkuar në finale dhe duke fituar titullin që mungonte prej 45 vitesh.