Ambasada e SHBA konfirmon lajmin e Syri.net: Platformën e morëm më 8 prill

Ambasada Amerikane ka konfirmuar për Fax News se ka marrë platformën me 14 pika të presidentit Ilir Meta, që ai iu ka prezantuar forcave politike.

“E kemi marrë platformën me datën 8 prill” - ka konfirmuar ambasada amerikane ekskluzivisht për Fax News, ndërkohë që presidenti Meta deklaroi gjatë ditës së sotme se ka dorëzuar në formë ‘non paper’ platformën me 14 pika.

Këtë fakt e raportoi më herët Syri.net.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, deklaroi Meta sot.

Meta tha se sot takimet me ambasadoren amerikane Kim kanë qenë aq të shumta, sa nuk janë kryer me asnjë paraardhës të saj gjatë të gjithë mandatit katër apo pesëvjeçar.