Britania njofton 351 vdekje në 24 orë/ Ekspertët tregojnë se vlera R e COVID-19 është nën 1
Britania e Madhe njoftoi sot 351 vdekje më shumë nga koronavirusi, duke e rritur numrin zyrtar të viktimave në 36.393, pasi shkencëtarët e qeverisë paralajmëruan se shkalla e transmetimit është akoma shqetësuese, në prag të daljes jashtë kontrollit.
Ekspertët e ulur në panelin SAGE, zbuluan sot vlerën vendimtare R - numri mesatar i njerëzve që do të kontraktojnë koronavirusin nga një person i infektuar - ishte midis 0.7 dhe 1 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të dytën javë rresht, raporton Dailymail.
Zyrtarët duhet të mbajnë numrin R nën 1, përndryshe shpërthimi do të fillojë të rritet përsëri në mënyrë eksponenciale dhe të kërcënojë një epidemi të dytë.
Vlera R llogarit se sa shpejt përhapet virusi, duke krahasuar të dhëna që përfshijnë pranimet në spital, numrin e pacientëve në kujdesin intensiv, statistikat e vdekjes dhe sondazhet.
Z. Johnson ka thënë që ministrat do të vendosnin përsëri kontrollet nëse shkalla e transmetimit të virusit filloi të rritet përsëri.