VIDEO/ Shembet pallati 6 katësh në Durrës, ja pamjet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, 6-katësh në lagjen 7 në Durrës. 

Objekti, pas ekspertizës se thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe paraqiste rrezikshmëri.

Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 furnela (vrima) dhe përdori 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.