Rikthimi në TV Klan, Alba Çobaj: Në fund të ditës askush nuk punon free

 Moderatorja simpatike Alba Çobaj e “Ditë për ditë” është rikthyer në studion e emisionit “Kafe shqeto” në Syri Tv, për të ndarë me publikun të thënat e të pathënat e periudhës së shtatzanisë, si dhe për rikthimin e menjëhershëm në ekran.

Kjo është periudha më e bukur për Albën, e cila ka treguar se sa e ndjeshme është kur bëhet fjalë për bijëzën e saj, që do të vijë shumë shpejt në jetë.

E pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse do të ishte e lumtur, që të jetonte në një shtëpi me disa kurora, Çobaj është shprehur kështu:

'Nuk e di, pasi nuk e kam provuar, po edhe ashtu nëse do të ishim të lumtur nuk do të kishte asnjë problem.

Këtë periudhë, që për shkak të pritjes së ëmbël është larguar nga ekrani, Alba tregon për dashamirësinë e njerëzve, që jo rrallëherë e kanë ndalur në rrugë për të pyetur, për emisionin dhe për ta përgëzuar, gjithashtu.

Rikthimin në ekran me një emision do natyrisht pjesën më të madhe të kohës, po ajo ka thënë se do të kishte dëshirë, që të krijonte hapësirë edhe për profesionin e saj si përkthyese.

“Është kënaqësi të jesh në media dhe pse jo, besoj se do ta ribëja një projekt. Dua, po ashtu të kem kohë për profesionin tim. Unë jam përkthyese, madje kur isha 5 muajshe dhashë provimin në Ministrinë e Drejtësisë, për të marrë licensën. Një emision i përditshëm nuk do t’më linte shumë kohë. Është gjynah se kam investuar shumë vite shkollim ,“ka pohuar moderatorja.

Pyetjes së Qarrit, për rikthimin në TV Klan, moderatorja i është përgjigjur:

Ishte eksperiencë e mirë. Më vlejti shumë, kalova shumë mirë. Nuk ka rëndësi ku shkojë. E rëndësishme është të ndihem mirë, të paguhem mirë. Në fund të ditës asnjë nuk punon free.