Zbulohet propozimi i Juventusit për të ‘rrëmbyer’ Pogban

Juventusi po negocion me agjentin Mino Raiola për të rikthyer Paul Pogban në Torino.

Sipas “Le10sport”, bisedimet kanë filluar me seriozitet pas muajsh flirtim me idenë e një rikthimi të mesfushorit te bardhezinjtë. Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain nuk duket se janë të gatshëm të paguajnë për Pogban dhe në këtë situatë pritet të përfitojë Juventusi.

Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kërkojnë të bëjnë pazar duke ofruar Miralem Pjanic dhe një shumë parash në shkëmbim të Pogbas.

Kujtojmë që Pogba bëri 178 paraqitje me Juventusin, duke kontribuar 34 gola dhe 40 asistime.