Propozimi i SHBA për zgjedhjet/ Gjiknuri: Nuk mund të bëhet

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ishte i pari që përjashtoi mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor sipas sugjerimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga poltroni i Parlamentit ditën e djeshme, Gjiknuri u shpreh se ky nuk është momenti i përshtatshëm politik për të ndërmarrë një nismë të tillë. Sipas Gjiknurit, ndryshimi i sistemit kërkon ndryshime të thella edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton Panorama.

“Sepse kur ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk ndryshohet vetëm mënyra sesi përkthehen votat në mandate, por ndryshohen edhe raportet që ka qeveria me Parlamentin, ndryshohet edhe raporti që ka Presidenti me Parlamentin, ndryshohen edhe raportet që mund të kenë organet e drejtësisë me Parlamentin, sepse kemi të bëjmë me një kompozim krejt të ndryshëm”, tha Gjiknuri.

Sipas deputetit të PS-së, ndryshimi i sistemit politik kërkon një klimë më të qetë politike.

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore deklaroi se në Shqipëri nuk është problemi te sistemi, por te mospranimi i humbjes.