46 vite më parë, 'Çifti i lumtur' në teatrin Migjeni të Shkodrës

46 vite më parë, me datën 14.12.1974, në skenën e Teatrit" Migjeni" iu paraqit spektatorit shkodran premiera " Çifti i lumtur". Komedi nga Bik Pepa.

Regjisor : Serafin Fanko.
Skenograf: Bep ( Zef) Shiroka.
Piktor ekzekutues: Lec Fishta.
Inspektor skene: Çesk Vuksani.

Interpretuan:
Fanatiku ... Bep ( Zef) Shiroka.
E shoqja ... Tinka Kurti.
I biri... Nefail Piraniqi.
Halla e Fanatikut ... Vitore Nino.
Përparimtari ... Ramiz Rama .
E bija ... Marije Qyrsaqi.
Brigadieri ... Edmond Mëhilli.
Kryetarja e Kom. Profesional ... Ana Gjini.
Lektori ... Petrit Turja.
Roja ... Gjon Kola.
Kjo komedi është shfaqur më shumë se 10 herë.


Shenimet e mbajtura janë të sakta deri tek shfaqja e 7-të. Spektatorë 3400.
Që në fillim të viti 1975 kjo komedi u bë një frymzim për Kinostudion " Shqipëria e Re", e cila realizoj një nga filmat e saj më të sukseshëm." Çifti i lumtur"
Premiera e filmit: 19. 10. 1975.
Skenaristë: Bik Pepa, Kiço Blushi dhe Pirro Milkani.
Regjisor: Pirro Milkani.